Në Ramazan vargje emocionuese, GOLD Ag publikon këngën për jetimët

By

Meqë ai është një besimtar i devotshëm i fesë islame, ka ruajtur një këngë si kjo që ta publikojë në muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Reperi që shpesh u ka kënduar raporteve familjare e atdhedashurisë, kësaj here ka publikuar një këngë të ndjeshme kushtuar jetimëve.

Gold AG, të premten ka lansuar këngën “Ndihmoje Jetimin”, bashkë me një klip nga raste reale të familjeve që janë bërë me shtëpi.

Në këtë videoklip, të gjitha përjetimet e njerëzve janë reale ndërsa kënga e reperit Gold, është realizuar për herë të parë në studion e tij personale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm