Bën jetë miliarderësh por kjo se pengon Emina Çunmulajn të ngasë traktorin

By

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është definitivisht përson për t’u ndjekur në rrjete sociale.

Në një periudhë kur i madh e i vogël, punëtor e shef nuk dallojnë në rrjete sociale me luksin e reflektuar, Emina po shërben si një anë tjetër e medaljes për t’i kthjellur shqiptarët e zhytur në luksin herë herë të rremë.

Ndonëse është e martuar për një miliarder që ka zingjirin e hoteleve të shtrirë mbi 60 shtete të botës dhe vetë ka mundësinë të shfaqet vetëm në jahte dhe aeroplanë privat, bukuroshja nga Mali i Zi e zhveshur nga komplekset shfaq shpesh edhe realitetin ku është lindur e rritur.

Në një prej imazheve të fundit, ajo është shfaqur në traktor me vajzën e saj, Ella Faria anash në bicikletë.

Ky imazh është komplimentuar nga ndjekësit e saj që edhe një herë kanë dëshmuar thjeshtësinë e super modeles shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm