Ben Blushi në rolin e Drejtorit s’pushon as të Dielën (FOTO)

By

Ben Blushi këto ditë ka mbushur një vit në krye të Top Channel si Drejtor i Përgjithshëm pas largimit nga politika.

Lëvizja e madhe erdhi në Janarin e 2018-tës nga Presidentja Vjollca Hoxha e cila pas disa tentativave të pasuksesshme për të ringritur televizionin me strukturën ekzistuese, ‘spastroi’ të gjithë gardën e vjetër duke i besuar drejtimin Blushit. Ajo madje eklipsoi edhe dhëndrrin Ledion Liço, i cili kishte tre vite që përflitej në korridoret e Topit si Drejtori i ri.

Në këtë një vit, ndryshimet në TCH kanë qenë evidente. Nga hapja për rivalët deri tek emisionet e reja, prezantuesit e rinjë dhe planet në vijim të cilat janë edhe më ambicioze, edhe më të mëdha.

Por në gjithë këtë periudhë, Drejtori ka preferuar të mbajë profil të ulët duke mos u shfaqur pothuajse kurrë në syrin e publikut. Ai ka ndaluar së postuari edhe në rrjete sociale.

Megjithatë, nisja e projekteve të mëdha përbën përjashtim. Blushi është shfaqur sot në qendër të fotos së stafit të ri të ‘E diell’ që nis në pak orë.

(lajmi vijon nën foto)

Programi ‘E diell’, nisur në vitin 2008 në vazhdimësi nuk ia ka dalë që të ketë audiencën e synuar për shumë arsye. E para, përballë Ardit Gjebresë, Adi Krasta si nismëtar nuk ia ka dalë të bëjë për vete publikun që kërkon argëtim tëDIelën. Së dyti, ndryshime e shpeshta në autorë e figura, pauzimet nga një sezon në tjetrin kanë qenë një tjetër penalizim.

Mbetet të shihet nëse do ketë sukses ‘E diell’ me formulën e re të mendësisë së Blushit për t’i besuar gjithçka figurave të reja të ekranit, jo vetëm në moshë por edhe në përvojë në ekran. Jemi gjithë sy e veshë… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm