Disa fansa përfundojnë në spital para festivalit muzikor të Travis Scott

By

Tre persona u shtruan në spital pas një rrëmuje që ndodhi përpara se Festivali Astroworld i Travis Scott në Houston të hapte portat e tij.

 

Reperi postoi video në Instagram të fansave duke shtypur barrikadat dhe duke vrapuar drejt parkimit në parkun NRG para mesditës së së shtunës, kur portat ishin planifikuar të hapeshin për turmën e shitur prej 50,000 pjesmarrësve.

 

Departamenti i zjarrfikës Houston konfirmoi për KTRK ABC 13 të Houston se tre persona u transferuan në spital me lëndime në këmbë që ata pësuan pasi u shkelën nga turma.

Festivali Astroworld 2019 do të shfaqë artistë të ndryshëm duke filluar nga Scott, Migos, Pharrell Williams, Marilyn Manson, Rosalia, Megan Thee Stallion, Da Baby dhe shumë të tjerë.

 

Burimi: Pagesix.com

Artikuj të ngjashëm