Po cilësohet si njëra ndër gratë më të bukura të momentit dhe kjo është e vërtetë deri në pikën e fundit.
Modelja amerikane Bella Hadid, ka një paraqitje të shkëlqyer, një trup të gjatë tejet fit e një fytyrë që të lë përshtypje që në shikim të parë.
E veshur në një fustan të kuq prej lëkure, ajo e ka shfaqur siluetën e saj në mënyrë të përkryer.
Bukuroshja emri i së cilës është përmendur shumë kohëve të fundit, pasi ish i dashuri i saj The Weeknd i bëri një vizitë në apartament, nuk kishte vënë bizhuteri në trup, përvec një unaze diamanti në gisht. /Prive.al