Ata nuk kanë të ndalur. Artistët shqiptarë, më shumë se asnjëherë këtë vit kanë publikuar këngë në bashkëpunime me njëri tjetrin.
Një anëtar i grupit PINT, MC Kresha dje lansoi këngën e re “Ikim”, në duet me këngëtaren Bleta, ndërsa tani shoku i tij i grupit Lyrical Son, po vjen me një projekt me një tjetër kolege.
Fjala është për këngëtaren Ronela Hajati.
Dyshja kanë realizuar një këngë bashkë, ndërsa po kryejnë edhe xhirimin e kripit dhe shumë shpejt pritet publikimi i saj, ndonëse asnjëri nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar. /Prive.al