Bebe Rexha vjen në Tiranë, ja çfarë bën!

By

Këngëtarja e kantautorja me famë botërore Bebe Rexha, ka ardhur në vendin e saj të origjinës.

Rexha e cila u lind e u rrit në Bronx në New York, ka shijuar një mëngjes me familjarët e saj diku në një qytet bregdetar të Shqipërisë.

Ajo nuk e ka bërë të ditur arsyen e vizitës, ndërsa ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, duke treguar se ndodhet në “Albania”.

Gjatë udhëtimit me makinë nëpër rrugët e vendit të saj, ajo ka xhiruar një lopë duke u endur në pjesën kryesore të rrugës, duke thënë se e di që jenë Shqipëri kur takohesh me këtë fenomen.

Kjo sigurisht, nuk është hera e parë që ajo vjen në Shqipëri. Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja kishte mbajtur para tiranasve duke kënduar këngët e saj më të popullarizuara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm