Këngëtarja Fjolla Morina që vitin e nisi suksesshëm bashkëpunimin me Elinel, do e përdor këtë strategji edhe në muajt në vijim.
Si e ftuar në hejWazzup! Fjolla deklaroi se në plane ka një duet me një mashkull të estradës të cilin nuk deshi ta zbuloj.
Ky krijim muzikor i zhanrit house pritet të lançohet në muajin Maj, teksa një tjetër duet me gjininë e kundërt është në bisedime e sipër.
Fjolla zbuloi se ajo po diskuton me Bleron mundësinë e një bashkëpunimi i cili akoma është në fazën fillestare meqenëse gjërat ende nuk janë konkretizuar.
Këngëtarja gjithashtu tha se në projektet e reja do shndërrohet në repere. A po bëhet Fjolla në Nicki Minaj-n shqiptare ?! Po presim ta shohim një gjë të tillë. /Prive.al/