Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet pas operacionit (FOTO)

By

Ditë me parë Prive.al ju informoi mbi vendimin madh e këngëtares nga Shqipëria, Silva Gunbardhi, për t’iu futur një operacioni mjaft të vështirë.

Bëhet fjalë për operimin e syrit të cilin tashmë e ka përfunduar me sukses dhe se ka filluar me fazën e rikuperimit.

“Sot pèrfundoi dhe operacioni i syrit tè majtè. Falenderoj me gjithè zemèr doktor Kastriotin dhe gjithe stafin e Klinikès Europiane tè syrit, faleminderit familjes sime pèr gjithè mbèshtetjen, falenderoj ju tè gjithè qè me komentet , mesazhet jeni forca mè e madhe!❤️ shkroi Silva në Instagram”

Kujtojmë se para hyrjes në këtë operacion këngëtarja ftoi të gjjithë të luteshin për të e duket se këto lutje të njerëzve për rreth saj kanë pasur efektin e tyre.

Shpresojmë që Silva shumë shpejt t’i rikthehet jetës normale e të vazhdojë të na mbushë zemrën me muzikë siç ka bërë deri më tani. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm