Baby G është gati!
Pas ndërrimit të menaxhmentit dhe një lëmshi që pasoi, këngëtarja me origjinë nga Shqipëria, tashmë nën menaxhimin e Jetmir Agajt pritet të ‘bombardojë’ në skenën muzikore shqiptare.
E për një përmbyllje të duhur, Baby G, 2017-tën nuk po e lëshon pa një projekt.
Këngëtarja ka finalizuar këngën e re ‘Mos u nal’ të punuar nga Cricket e Nurteel me videoklip të Max Production.
Për fansat, kënga parashihet të jetë gati nesër, në ora 19:00. /prive.al/