Shpirt human: Noizy paraqitet live në emision, do i ndërtojë shtëpi familjes skamnore (VIDEO)

By

Nga muzika që bën, shitjet e albumeve e koncertet, fiton shuma marramendëse dhe është njëri ndër reperët më të pasur shqiptarë.

E Noizy, në mes luksit që bën për vete, nuk i harron edhe ata që janë në nevojë dhe nuk kanë as kulm mbi kokë.

Shpesh, ai ka ndihmuar njerëz në nevojë ndërsa për festat e fundvitit është “shndërruar” edhe në babadimrin e vitit të ri për fëmijët e jetimores, duke u dhuruar dhurata për fundvit.

Ndërsa tani, ai është bërë protagonist i emisionit Opinion të Blendi Fevziut në TV Klan, duke deklaruar se do të ndërtojë shtëpinë për një familja skamnore në Shqipëri.

“I ëill build the house”, ka shkruar Noizy në adresë të Blendit, mesazh të cilin ai e lexoi live në emisionin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm