Bebi po vjen, Xhensila zbulon një pjesë të dhomës së vogëlushes (FOTO)

By

Përderisa po pret që të bëhet nënë për herë të parë në jetën e saj, këngëtarja Xhensila Myrtezai po përgatitet që gjithçka të jetë gati kur vajza të arrijë në këtë botë.

Me siguri se ajo dhe partneri i saj, Bes Kallaku, tashmë kanë blerë me dhjetëra rroba të vogla e të lezetshme për vogëlushen.

Por në këtë mes nuk po mungon as rregullimi i dhomës së saj, me gjithçka që i duhet një të porsalindure e edhe shumë më tepër.

Këngëtarja ka zbuluar në Instagram, një pjesë të dhomës së bebes, e cila përbëhet nga një mural që lirisht mund ta cilësojmë një vepër arti.

Murali është fotografuar nga Myrtezai derisa një piktore po bënte punën e saj. Gjithçka është në disa nuanca roze, e në këtë mural përfshihen edhe disa trëndafila të mëdhenj të cilët kur i shikon, të pushon syri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm