Bebe Rexha sapo theu një tjetër rekord botëror

By

Bebe Rexha sapo theu një tjetër rekord botëror.

Artistja me famë ndërkombëtare është e para në listat e Billboard, duke u bërë e vetmja artiste në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard.

Ajo ka qëndruar për 50 javë e para me hitet e saj, “Meant To Be” bashkëpunimi me Florida Georgia Line dhe “I’m Good (Blue)” bashkëpunimi me David Guetta.

Bebe e ndau lajmin me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke shkruar:

“Jam në shok. Mirënjohëse. E bekuar. E lumtur. Faleminderit kujtdo që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm