Raportet babë e bijë shpesh acarohen, dhe Bebe Rexha nuk e ka problem ta ndajë këtë më gjithë botën. Që nga kritikat e tij për shfaqjet eksplicite të së bijës e deri tek përmbajtjet që ajo ndan në rrjete sociale, janë diskutuar shumë në media.
Bebe Rexha refuzoi të hiqte një foto gati-lakuriq që ajo postoi në ditëlindjen e saj, pavarësisht kritikave nga njerëzit në internet dhe babait të saj.
Në foton bardh e zi, këngëtarja e Meant to Be, e veshur vetëm me brekë, shfaqet në një pozicion të diskutueshëm teksa aplikon grimin e saj.
Titulli i saj lexon: ‘Kështu duken të 30-tat. Kostumi im i lindjes. Pozitiviteti i trupit.”
Këngëtarja tha për E!News se babai i saj nuk ishte i lumtur kur pa foton në Instagram. Ai i kishte thënë “Zoti im. Ju lutem, fshije tani. ”
Ajo ishte përgjigjur: ” Jo, kjo nuk do të ndodhë. ” Ajo thotë se është një’ grua e rritur e cila është e lirë të bëjë zgjedhjet e saj.”
Fotoja ishte shkrepur rastësisht nga parukieri i Rexhës para një koncerti.
Burimi: Metro.co.uk