“Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua të gjitha janë Shqipëria ime”, kjo ishte deklarata e Bebe Rexhës që bëri bujë në mediat serbe.
Këta të fundit si përherë e përdorën për të nxitur reagime nga pjesa e grupeve nacionaliste serbe.
Kjo duket se ka bërë që Bebe të reagoj sërish.
“Shqiptarët janë përballur me kufij shtetërorë të imponuar, duke ndarë njerëz të të njëjtit komb dhe gjak në shtete të ndryshme. Megjithatë, kur mendoj për shqiptarët, kufijtë shtetërorë kanë pak rëndësi për mua”, shkroi ajo.
“Mendoj për gjuhën tonë të bukur, traditat tona, muzikën dhe vallet tona, dhe shumë elementë që nuk kufizohen me kufij. Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare dhe krenare për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra në komunitetin jashtë vendit që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën”, shtoi ajo mes tjerash.