“Kur mendon se ke bërë mjaftueshëm, a mund të më duash akoma më fort”, është refreni I këngës më të re të Bebe Rexhës, “Harder”.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, dje ka lansuar këngën e saj të re, pasi njëherë i shokoi fansat duke i bërë të mendojnë se u martua prej vërteti!
Të shtunën që lamë pas, ajo publikoi një fotografi ku shfaqej e veshur si nuse, e ku thoshte: “Më falni, por këtë duhej ta mbaja surprizë”.
Me fustan të bardhë, ajo më pas prezantoi edhe “dhëndrin”, për ta sqaruar tutje se e tëra ishte për videoklipin e këngës së saj të re.
Spoti muzikor i Bebes është me tematikë dhe tejet simpatik! Ajo është një nuse e re, moderne dhe paksa e çmendur.
I kërkon bashkëshortit të saj të ardhshëm ta dojë më shumë se sa zakonisht, derisa ai në damë e nervozon nusen (në këtë rast Beben), duke vallëzuar me shoqërueset e saja!
Videoklipin e saj nuk mund ta shihni në Kosovë, përveç nëse operoni me rrjet telefonik si 4G E 3G!
Megjithatë ne po ua vendosim këtu linkun e këngës, në rast se përtoni ta kërkoni vet në Youtube. /PRIVE.AL