Kujtohet “Bilbili i Kosovës” në ditëlindjen e saj

By

Ikona e muzikës Nexhmije Pagarusha, ishte lindur para 87-vjetësh.

Ajo është njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.

Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Në vitin 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare.

Në vitin 2012-të, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm