“Im a mess” është projekti i fundit muzikor i këngëtares Bebe Rexha, që është një sukses i vërtetë.
Kjo këngë që në thelb ka edhe eksperiencën personale të këngëtares, ka arritur të marrë me miliona klikime në Youtube, e po ashtu të zërë pozita të mira në iTunes duke hyrë në mesin e këngëve që janë “Trending”.
Këngëtarja është shprehur tejet e gëzuar për këtë sukses dhe shkruan në profilin e saj në Instagram plot entuziazëm.
“15 milionë klikime në një javë, trending në iTunes dhe në pozitën e 66-të në iTunes dhe në mesin e top 100 në Billboard”, ka shkruar Rexha, duke listuar sukseset e këngës së saj. /Prive.al