Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Jane Fonda diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, kjo është gjendja e saj – Privé – Faqja Zyrtare

Jane Fonda diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, kjo është gjendja e saj

By

Aktorja legjendare 84-vjeçare, fituese e çmimit Oscar, Jane Fonda, ndau një postim në rrjetet sociale duke informuar se është diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe tashmë ka filluar trajtimin e saj me kimioterapi.

Postimi që Fonda shpërndau në Instagram zbuloi se kanceri i saj është shumë i shërueshëm, me një mbijetesë prej rreth 80% të pacientëve, duke shtuar se ndihet shumë me fat.

“Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar trajtimet kimio,” filloi mbishkrimi.

Ajo vazhdoi të shpjegoi se trajtimet e saj me kimioterapi filluan gjashtë muaj më parë dhe se ajo ka qenë në gjendje t’i trajtojë ato mjaft mirë, duke theksuar se nuk do të lejojë që kanceri të ndërhyjë në aktivizmin e saj, të fokusuar kryesisht në klimën e sotme. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Jane Fonda (@janefonda)

Artikuj të ngjashëm