Para disa jave këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ishte pjesë e një ndër emisioneve më të ndjekura në ekranin amerikan, Tonight with Jimmy Fallon.
Së bashku me G-Eazyn performuan këngën ‘Me, My self and I’ e ndërkaq nesër do të shfaqen sërish në të njëjtin program.
Ndërkaq përpos kësaj, Bebe është mjaft e angazhuar në albumin e saj të ri që njëkohësisht do të jetë projekti debutues për tregun amerikan.
Albumi do të mbaj firmën e Warner teksa kënga e parë ‘Atmosphere’ ka rrjedhur për disa orë në soundcloud.
Ky album sipas thashetheme që po qarkullonë në medie botërore do të përmbaj edhe një bashkëpunim të Rexhës me Nicki Minaj.