Super befasia që Azeti dhe Zuna po ua bëjnë fansave besnikë

By

Azeti dhe Zuna kanë përgatitur një super-befasi për fansat besnikë.

Ata kanë rezervuar një avion privat me të cilin fansat fitues do ta kenë fatin të nisen nga Gjermania deri në Prishtinë duke dëgjuar ekskluzivisht këngët e albumit i cili s’ka dalë ende.

Veç kësaj reperët do t’i marrin me vete fituesit edhe në turne.

Gjithçka që duhet është pasaporta valide dhe të jeni mbi 18 vjeç.

Fansat fitues do zgjidhen duke i lexuar të gjitha komentet dhe do të kontaktohen në mesazhe.

Nisni që tani dhe tregoni pse duhet të jeni brenda këtij avioni./Prive.al

Artikuj të ngjashëm