Beatrix rrëfehet për lidhjen

By

Në media qarkulloi sot lajmi se Beatrix Ramosaj është në lidhje dashurie. Djaloshi i cili u tha se ia ka ‘vjedhur’ zemrën këngëtares është një i ri i përfshirë në biznesin e lokaleve të natës, vend në të cilin edhe dyshja u takua.

E kontaktuar nga Prive, Beatrix konfirmoi lidhjen duke dhënë detaje nga kjo lidhje.

Gjithçka sipas saj ka nisur si një miqësi e cila më vonë kaloi në suaza përtej miqësisë. ‘Jam shumë e lumtur. Kaq. Lidhja është shumë personale’ – është shprehur Beatrix duke potencuar se i dashuri i saj nuk dëshiron të jetë fytyrë publike.

Ndryshe, këngëtarja ka nisur aventurën e saj në ‘Dancing with the Stars’ të cilës i është qasur me shumë punë dhe impenjim./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm