Tea nis një lidhje të re?! Ja çfarë thotë Veseli!

By

Kur kanë kaluar vetëm dy javë nga ndarja mes saj dhe Veselit, shija e hidhur duket se ka kaluar. Burime pranë vajzës nga Korça thonë se ajo tanimë ka nisur një lidhje të re.

Nuk bëhen me dije detaje të tjera rreth marrëdhënies së re të bukuroshes, pasi për shumëkënd, ky raport është një mister. Nëse hedh një sy në rrjetet sociale të Teas, vëren se ajo po e kalon shumë mirë periudhën pas ndarjes.

Në një prej postimeve të shumta, duket ish-banorja duke i dhënë një makine luksoze. Ndoshta është i dashuri i ri ai i cili i ka mundësuar një xhiro me “Porsche” shkruan Bluetooth.

Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë se kush është fatlumi që ka fituar zemrën e saj. Ndarja e tyre ka qenë një nga lajmet më të komentuara të kësaj vere. Por Tea dhe Veseli duket se kanë lënë gjithçka pas. I impenjuar në aventurën e tij në “Dance With Me”, fituesi i “Big Brother” duket se e ka larguar të gjithë fokusin nga Tea, që siç thuhet, kohët e fundit është hedhur në krahët e një djaloshi tjetër.

Pas lajmit që Tea ka nisur një raport të ri, Veseli rrëfehet për “Bluetooth” në lidhje me çështjen. I pyetur nëse ka dijeni për lidhjen e re të supozuar të ish-së dashurës së tij, ish-konkurrenti i “Big Brother 7” thotë: “Nuk e di nëse është lidhur apo nëse e ka ngacmuar dikush gjatë kohës që ka qenë me mua.

Madje, edhe tani nuk kam dëgjuar që është lidhur përsëri”. Më tej, Veseli shpjegon se, gjatë kohës që kanë qenë bashkë, nuk ka pasur ndonjë dyshim nëse Tea ishte përfshirë në ndonjë flirt tjetër.

Megjithatë, ndonëse ka kaluar shumë pak kohë që nga ndarja, Veseli shprehet se, “nuk më vjen keq që është lidhur. Nëse është lidhur, atëherë nuk ka qenë rehat në lidhjen që ka pasur dhe më mirë që është lidhur përsëri”, – ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm