BBC për Dua Lipën: Nga Kosova në Angli për tu bërë yll, ajo po dominon nominimet britanike

By

Këngëtarja me prejardhje kosovare Dua Lipa, po i udhëheqë nominimet e Brit Awards këtë vit, me pesë kategori në të cilat është dominuar, përfshirë edhe albumin më të mirë të vitit.

Dua kënga e së cilës “New Rules” u bë hiti me të cilin ajo bëri depërtimin e madh në muzikën ndërkombëtare, është dominuar edhe si artistja më e mirë femër, për klipin më të mirë, këngën më të re dhe si artistja më e mirë e re britanike.

Ajo e ka mundur edhe këngëtarin Ed Sheeran i cili ka marrë katër nominime, një më pak se dua, ndërsa J Hus dhe Rag’n’Bone Man kanë marrë nga tre nominime.

22 vjeçarja Dua shkruan BBC, është rritur në Britani të Madhe mirëpo në moshën 13 vjeçare ajo ishte larguar për në Kosovë me prindërit e saj.

2 vjet më vonë u rikthye në Londër e vetme, për të ndjekur karrierën e saj muzikore duke kënduar live në bare e pube.

Ajo suksesin e madh e pa me këngën New Rules, me tekstin e së cilës Dua jep një plan se si t’i shmanget ish të dashurit të saj.

Dua e përfundoi vitin 2017-të si këngëtarja më e kërkuar në Spotify, ndërsa videoja New Rules është klikuar më shumë se 892 milionë herë në Youtube. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm