Rikthehet Dj Dagz!

By

Nga ata që frekuentojnë jetën e natës, Dj Dagz njihet lehtësisht. Por, një ndër DJ më të njohur në vend tash e disa muaj mungoi në skenë.

Shkaku i problemeve shëndetësore, ndër herët e pakta kur performoi ishte mbrëmja e 31 Dhjetorit kur bashkë me grupin Etnon priti ndërrimin e viteve në sheshin e Prishtinës.

Megjithatë, fatmirësisht tashmë gjërat kanë marrë rrjedhën e duhur dhe Arbëri është gati për t’u rikthyer në skenë.

Nesër, ai do të performojë në një prej klubeve më të njohura në kryeqytet bashkë me Freaky Boy në kuadër të festimeve për Pavarësinë.

Ndryshe, ky rikthim i Dj Dagz ka pasuar me një seri të postimeve në rrjete sociale të miqve dhe personave që pëlqejnë muzikën e tij të cilët kanë mirëpritur këtë zhvillim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm