Aktualisht, janë femrat më të përfolura në estradën shqiptare, për faktin se po i bëjnë diss njëra-tjetrës.
Mirëpo, Fifi ka habitur me përgjigjen pasi iu bë pyetja “Pse nuk bëni një bashkëpunim Tayna, Melinda, Rina?”.
Përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, Fifi nuk nguroi të përgjigjej dhe tha: “Nuk është ide e keqe”.
Nëse nuk e dini, këngëtarja e hitit “Psikopatja jote” ka folur shpesh lidhur me këto repere të cilat sipas saj nuk duhet ta quajnë veten as mami as mbretëreshë.
Mirëpo, me sa duket Fifi ka ndryshuar mendje dhe tani po mendon të bëjë një bashkëpunim me ato./Prive.al