Befason Flori, vjen me këngë të re!

By

Flori Mumajesi ka publikuar sot, në ditën e të dashuruarve këngën e tij të re të cilën nuk e kishte paralajmëruar paraprakisht.

Kënga ‘Ku gabum’ është publikuar në Youtube në versionin me tekst teksa nuk dihet nëse do t’i shoqërojë videoklip.

Pa video, e le ne imagjinaten tuaj, te atyre qe kanë dashur, duan dhe te atyre qe nuk do te duan kurrë…
KU GABUM??”, është mbishkrimi që Mumajesi bëri në Facebook.

Ndryshe, kjo këngë pason suksesin e madh të ‘Me fjalë të vogla’ që riktheu kantautorin e suksesshëm shqiptar në festivale.

Nëse kjo këngë e ka lënë pa gjumë Florin për dhjetëra orë, atëherë lodhja definitivisht ia ka vlejtur! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm