Bashkë në një vend: Milioneri tiranas mat me modelen shqiptare?

By

Përderisa ditët e dhjetorit e kanë ngrirë Europën me temperatura të ulëta, kjo nuk vlen aspak për Majamin e Shteteve të Bashkuara.

Dhe lum si ata që i kanë mundësitë që të shkojnë atje në plazh, e t’i shijojnë rrezet e diellit duke parë në anën tjetër dekorimet e bukura të festave të fundvitit në sfond.

E kush tjetër përpos milionerit shqiptar Fatmir Hysenbelliu i njohur si Oni, e ka luksin të pushojë në një hotel fantastik në Majami?

Biznismeni e futbollisti i njohur, ka publikuar disa imazhe nga qëndrimi i tij në këtë qytet të bukur amerikan, por nga i njëjti vend është parë edhe tjetër kush.

 

Fjala është për modelen shqiptare Megi Ndoj, e cila edhe ka nisur një karrierë modelimi në SHBA.

Postime e të dyve në rrjete sociale, korespondojnë mes vete dhe janë nga të njëjtat ambiente, një hotel me pishinë dhe një galeri arti. (Imazhet i gjeni më sipër) 

Nëse për Megin s’keni dëgjuar, ajo është   21 vjeçarja që e nisi karrierën plot gjashtë vjet më parë, kur edhe u pikas nga agjenti i modës së Victoria’s Secret, është sot pjesë e seteve fotografike me të mirënjohurin Fadil Berisha.

Artikuj të ngjashëm