Barbana Dini jetëson duetin me vëllain e ndjerë tre vite pas ndarjes nga jeta

By

Tre vjet më parë një prej artistëve të rinj më premtues, Ergi Dini ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me motor. Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku.

Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur, sidomos për motrën e tij, Barbana. Kjo e fundit nuk ka rreshtuar asnjëherë në këto 3 vite të shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait.

Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika deri disa kohë më parë, ku u rishfaq sërish më projekte të reja. Këngëtarja Barbana Dini i është rikthyer muzikës pas një shkëputjeje të gjatë.

Ajo ka publikuar sot projektin më të ri muzikor ‘Ku je’ duke jetësuar në këtë formë bashkëpunimin e saj me vëllain e ndjerë.

Artikuj të ngjashëm