Babë e bir arrijnë një milionë shikime me duetin e përbashkët

By

Rreth dy javë më parë publikuan duetin e parë të përbashkët. Sabri dhe Ermal Fejzullahu sollën këngën ‘Nostalgjia’ që pritej tash e një kohë.

Interesante përpos këndimit të përbashkët e bën tematika që shtjellohet, ajo e dallimeve të theksueshme mes gjeneratave.

Këta faktorë ndikuan që projekti të pëlqehej mjaft shumë dhe për këtë pasqyra më e mirë janë shikimet në Youtube.

Babë e bir kanë arritur që të grumbullojnë shifrën jubilare të një milionë shikimeve në më pak se 16 ditë.

Për këtë zhvillim, Ermali është përkujdesur t’i falemnderojë fansat përmes një postimi në rrjetin social Instagram. /Prive.al/

View this post on Instagram

Falemderit #1milion

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Artikuj të ngjashëm