Babai i uron ditëlindjen Kylie Jenner, por me fotografinë e gabuar

By

Kylie Jenner u përmbyt me mesazhe të lumtura për ditëlindjen kur ajo u bë 22 vjeç të shtunën – por një në veçanti tërhoqi vëmendjen e Internetit.

Ndërsa festonte ditën e madhe të vajzës së saj më të vogël, Caitlyn Jenner aksidentalisht postoi një fotografi të vetes në kohët kur Kylie ishte e vogël, por që nuk ishte Kylie realisht, në vend të saj ishte motra e madhe Kendall Jenner.

“Jeta ishte aq e thjeshtë asokohe, por jeta është aq e mirë sot,” shkroi në postim Caitlyn, 69 vjeç. “Gëzuar ditëlindjen bebes time të vogël @kyliejenner.”

Duke kuptuar gabimin, Caitlyn më pas fshiu postimin, dhe e zëvendësoi me dy foto të Kendall dhe Kylie kur ishin vajza të vogla.

“Gëzuar ditëlindjen @kyliejenner,” shkroi Caitlyn.

View this post on Instagram

Happy birthday @kyliejenner

A post shared by Caitlyn Jenner (@caitlynjenner) on

 

Artikuj të ngjashëm