Billie Eilish në maj publikon albumin e ri

By

Këngëtarja Billie Eilish ka njoftuar publikimin e albumit të saj të tretë në studio, të cilin e ka titulluar “Hit Me Hard And Soft”.

“Hit Me Hard And Soft” do të lançohet me 17 maj dhe si përherë bashkëpunëtor kryesor i saj mbetet i vëllai Finneas, i cili mban edhe rolin e producentit kryesor i kësaj prurjeje të re.

Në kopertinën e albumit, Eilish shihet nën ujë, duke notuar drejt një dere të bardhë të hapur.

“Sa çmendur që po e shkruaj këtë tani, jam nervoze dhe e emocionuar. Unë dhe Finneas me të vërtetë nuk mund të jemi më krenarë për këtë album dhe ne absolutisht mezi presim që ju ta dëgjoni atë”, ka shkruar Billie në një postim njoftues mbi albumin.

Ky album do të pasojë “Happily Ever After”, të cilin Billie e publikoi në korrik të vitit 2021.

Billie Eilish – “Hit Me Hard And Soft”.

 

Artikuj të ngjashëm