Babai i këngëtares së famshme amerikane Beyonce, Matheë Knowles, ka folur për kolorizmin në industrinë e muzikës.
67 vjeçari i cili është producent muzikor dhe menaxher talentesh në një intervistë së fundmi, është deklaruar për mënyrën se si publiku e përcepton ngjyrën e lëkurës.
“Në muzikë ka ende segregacion. Nëse i sheh fotografitë e Whitney Huston, do e vëresh se si ata janë përpjekur që lëkura e saj të duket më e bardhë. Ka një përshtypje se sa më i bardhë që je, je më i mençur dhe qëndron më mirë ekonomikisht”.
Kur e pyetën për vajzën e tij Beyonce, nëse do e ndikonte suksesin e saj po të kishte lëkurë më të errët ai është shprehur:
“Mendoj se do ta kishte afektuar shumë suksesin e saj”. /Prive.al