Nënë e bijë sërish në duet, dasmat s’do shpëtojnë pa këtë këngë të Shyhretes me Engjëllushën

By

Dyshja e famshme e muzikës popullore, Shyhrete Behluli dhe vajza e saj, Engjëllusha Salihu, kanë publikuar duetin e radhës.

Pas disa këngëve të publikuara së bashku, edhe këtë herë në prag të verës nënë e bijë kanë lansuar një këngë të re bashkë.

Projekti i tyre është i zhanrit popullor dhe edhe kësaj here u dedikohet raporteve familjare, dhe është një këngë tipike dasmash.

Kënga me të ëmën vjen pasi Engjëllusha ditë më parë publikoi këngën “Inat” solo, ndërsa kjo e radhës titullohet “Vallja e Nuses”.

https://www.youtube.com/watch?v=KK2xZ5J-kPE

Artikuj të ngjashëm