Pas ndarjes nga jeta të Sefa Kaya, ka qenë miku i tij, Azet, ai i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.
Me një dedikim prekës, ai i ka dhënë lamtumirën shokut të ngushtë i cili u nda nga jeta tragjikisht në moshën 25-vjeçare.
‘Ti ishe vëllai im, bashkëpunëtori im, njeriu që ishte me mua për 24 orë. Do të kisha vrarë për ty dhe do të kisha vdekur për ty. Tani na ke lënë. Allahu t’ju pranojë në Parajsë. Unë nuk mund ta besoj këtë. Sefa vëllai im.’ – shprehet Azet. /Prive.al
Ndërkohë, fjalë në këtë orë të vështira kanë gjetur kohë të ndajnë edhe dy emra të tjerë nga KMN, Zuna dhe Reexhi.
I pari, përmes një fotografie të përbashkët është shprehur: ‘Askush nuk mund të ndryshojë atë që është shkruar, vetëm kujtimet dhe momentet mbesin me ne nga më të dashurit që ikin nga ne. Vëllai im Sefa ishte një nga njerëzit më të lumtur që takova gjatë jetës sime. Qofsh i paqes në parajsë vëllai im’
Ndërkohë, Reexhi, prurja më e re e grupit që pritet të debutojë me projekt të ri së shpejti ka deklaruar përmes InstaStory: ‘Nuk do të harroj kurrë ty, pozitivitetin tënd dhe zemrën tënde të artë’.