Reperi Azet ka thyer heshtjen disa mujore në rrjete sociale.
Pas projekteve bashkëpunime, ai u tret dhe nuk u shfaq më askund, për të shfrytëzuar periudhën e nevojshme me familjen, ashtu siç kishte sqaruar vetë publikisht.
Por Azeti është kthyer, dhe ka paralajmëruar një album e disa këngë të reja.
Për më tepër, ka lansuar edhe një bashkëpunim të ri me artistin Albi.
Kënga titullohet “Sin City”, dhe mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al