Ava Max rrëfen historinë e familjes së saj

By

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Ava Max, ka treguar historinë e familjes së saj si ka ikur nga Elbasani i Shqipërisë dhe ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

27 vjeçarja ka theksuar se vëllai i saj kishte lindur në Shqipëri dhe bashkë me dy prindërit kishin ikur për në Francë nga periudha e komunizmit, transmeton Klan Kosova

” Ata qëndruan në Francë për një vit, ishte qesharake, vëllai im filloi të flasë frëngjisht dhe unë gati do të kisha lindur në Paris, pra kishte mundësi që unë të isha një bebe franceze. Kjo do të ishte e mirë pasi do të haja kroasant që nga lindja. Po,r babai im donte të vinte këtu në (SHBA). Pra, unë jam lindur në Wisconsin”.

“Ata dinin vetëm shqip kur linda, kështu që unë fillimisht dija vetëm shqip. Kur shkova në kopsht, nuk dija anglisht. Ndoshta vetëm përshëndetje. Unë kisha një mësues që ka punuar me mua deri në klasë të tetë me orë shtesë për ta mësuar anglishten”, ka thënë Ava në një intervist për “Spout Podcast” të Apple Music.

Artikuj të ngjashëm