Aurela para pak dite ka publikuar këngën ‘Baba në ktë skenë’ që i kushtohet Dr.Florit. Ky projekt është realizuar nga Flori pak para se të vdiste dhe ishte vetëm në versionin demo.
Këtë e ka finalizuar Aurela dhe e ka sjellur me videoklip.
Por nuk do të kujtohet Flori vetëm me këtë projekt. Pas disa muajsh do realizohet edhe një koncert nga artistët që kanë qenë të afërt me të.
Ndërsa Aurela ka treguar se është duke punuar edhe në projekte të reja e një ndër to do jetë dedikim për nënën.
E kur flitet për prindërit, Aurela është nënë e një vajze por nuk e mohon që dëshiron dhe një tjetër./Prive.al