Urimi i veçantë i Keith për ditëlindjen e Adriana Matoshit

By

Adriana Matoshi feston sot 41-vjetorin e lindjes. Aktorja e njohur, që kandidon tashmë si deputete e partisë Vetëvendosje ka marrë qindra mesazhe urimi në këtë ditë speciale.

Një dedikim i bukur në rrjete sociale nuk mungoi as nga partneri i saj Keith Groeneveld.

Ai ka ndarë në Instagram disa nga momentet më të bukura me partneren e tij. Një pjesë të fotove ata të dy i kanë publikuar më herët në rrjete sociale pasi e bënë lidhjen publike, ndërsa të tjerat nuk i kishim parë kurrë më herët.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Keith përkrah videos kolazh të fotografive të çiftit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm