Aurela Gaçe martohet sërish?!

By

Në shtator të vitit 2013, këngëtarja super energjike Aurela Gaçe kurorëzoi dashurinë me Skerdin.

Atëbotë, çifti kishte një vit që ishin bërë prindër të një vajze ndërsa ky fakt ishte inkorporuar në mënyrë gjeniale në ftesat e dasmës ku thuhej ‘Skandal, mami Aurela dhe Babi Skerdi kanë harruar të martohen’.

Mes 300 të ftuarve, Aurela dhe Skerdi edhe zyrtarisht u shpallën burrë dhe grua.

Por, duket se brenda një kohe relativisht të shkurtër, çifti do martohet sërish duke shembur mitin e fjalisë ‘njeriu martohet vetëm një herë’.

Kjo të paktën lihet të kuptohet nga një foto e Aurelës në një prej kompanive që merren me organizimin e dasmave ku ka shkruar: Takim kokë më kokë për detajet e dasmës.

Raste të ripërsëritjes së ceremonisë janë shënuar në estradën shqiptare por kryesisht në dekadën e parë ato të dytë. Aurela habiti, megjithatë e rëndësishme është që dashuria ekziston akoma si në ditën e parë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm