Pavarësisht konfliktit që pati, Noizy endet lirshëm në Prishtinë! (FOTO)

By

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, përpos sukseseve gjatë karrierës së tij ka qenë i shoqëruar edhe nga jo pak skandale.

Dy më të përfolurit ishin konfliktet me anëtarët e Babastars fillimisht në Zurich e më pastaj edhe ky i fundit në Prishtinë.

Ngjarja e ndodhur në kryeqytet për pak sa nuk përfundoi me fatalitet pasi në atë mes u përdorën edhe armë teksa vetë artisti ishte njëri ndër të plagosurit.

Gjithçka u mbyll me atë konflikt duke mos u vazhduar nga asnjëra palë teksa vizitat e Noizyt në Prishtinë asnjëherë nuk ndaluan përkundrazi ishin mjaft të shpeshta.

Njejt ka ndodhur edhe së fundmi teksa artisti ka ‘provokuar’ disi gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë ku në postimin e bërë shënoi ‘Midis Prishtine’ titull ky i modifikuar i këngës së famshme të tij ‘Midis Tirone’.

Artisti duket se nuk e ka aspak problem të shëtitet nëpër kryeqytet madje ai e njofton edhe gjithë opinionin për vendndodhjen e tij. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm