Aurela Gaçe i thur lavde Genc Prelvukajt – reperi i kërkon bashkëpunim

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Aurela Gaçe e ka vlerësuar shumë këngën e re të reperit Genc Prelvukaj.

“Ylli e Hana” që u lansua me gjashtë janar, ka marrë vëmendjen e artistes e cila ka thurur lavde për reperin në profilin e saj në Instagram “

“200 000 klikime per 24h. Pa Armani, pa Versace, pa mijera euro boost, pa klikime te bleme, pa u sha me asnjë, pa klike, pa bashkepunim, etj etj. Thjeshte mduhet vec nji laps nji leter e nji piano afer. Edhe mbi te gjitha me duheni ju, qe me mbeshtetni duke degjuar, pelqyer e shperndare cdo krijim timin dhe me jepni respektin maksimal”, ka shkruar Aurela.

Dhe nuk ka vonuar përgjigja e Prelvukajt i cili shkruan:

“Aurela, faleminderit për shpërndarjen në radhë të parë. Më bëhet qefi që të pëlqeu. Së dyti, sivjet do bëjnë diçka të madhe bashkë siç e kemi folur shumë herë”, ka shkruar Genci, duke pasur në diskurs edhe vlerësim të madh për këngëtaren. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm