Këngëtarja Aurela Gaçe nga e shtuna kur u shpall fituese e Kënga Magjike vazhdon të jetë në diskutim.
Ndryshe nga më herët, këtë vit mori pjesë jo për konkurrim por për promovim të këngës ‘Akoma Jo’.
Edhe pse nuk u nis për fitore, Aurela u shpall sërish kampione por që kjo nuk ndikon tek ajo.
Në një postim në instagram ka treguar që trofetë nuk e ndryshojnë atë, vazhdonë të jetë një bijë, nënë e grua siç ka qenë më herët për familjen e saj.
Ndërkaq sa i përket fitores u shpreh: “Dashurinë e publikut nuk e merr dot nëpërmjet kupave por vetëm me dashuri të sinqertë”