Ata i ndanë rrugët, por Bim Bimma ka lëvdata për Kreshën dhe Lyrical Son

By

I ftuar të hënën në Nd’rrimi e Natës në Klan Kosova, reperi i njohur Bim Bimma, ka rrëfyer disa gjëra nga ana e tij personale dhe profesionale.

Reperi ndër të tjerash, ka treguar se pse u largua nga Labeli P.I.N.T, ku ishte bashkëthemelues me MC Kreshën dhe Lyrical Son.

“Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”, ka thënë Bim Bimma.

“Prej kur e kom marr qenin po ka sens ky sen, tash po më sillet në kry shpesh ky sen, c’është ky sen? A u dashtë me marr qenin për me pas sens ky sen”, citon ai nje varg te njeres nga kenget e tija.

“Këtë ua kam dedikuar atyre që janë paraqitur i përkrahës të punës dhe ideologjisë dhe si ushtarë të së drejtës, deri në momentin kur i kanë arritur qëllimet e veta. Janë treguar hiena. Kam munduar se kam punë me burra, dhe burrat njihen si personazhe që e mbajnë fjalën e vet. Kam pritur që ata ta mbajnë fjalën”, ka deklaruar Bim Bimma, me reference te Lyrical Son e MC Kresha.

Megjithatë, në mesin e artistëve që sipas tij mund të bëjnë muzikë live në koncerte me orë të tëra, janë pikërisht ish miqtë e tij, Kresha dhe Festim Arifi.

Ndiqeni të plotë intervistën në emisionin në NIN:

Artikuj të ngjashëm