‘Askush s’do të të zëvendësojë’ – Rita kujton ikonën e markës Channel me një kolazh fotografish

By

Përveç Dua Lipës, e mërzitur pas vdekjes së ikonës së markës Channel, Karl Lagerfeld, ishte edhe Rita Ora, e cila poashtu u takua shpesh herë me të.

Ai u përkujdes disa herë për veshjet e saj, por Rita veçoi një fustan të punuar për shfaqjen e saj në Monako për të cilin tha se do ta çmonte deri në përjetësi.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare hyri në Instagram për ta kujtuar atë përmes disa fotografive së bashku.

“Askush s’mund të të zëvendësojë kurrë. Më kujtohen shumë fotografi, por kjo në veçanti në orët e hershme të mëngjesit në Paris, ftohtë dhe ne qeshëm gjithë natën sikur dielli po ndriçonte. Gjithashtu veshja me porosi ti (dhe i gjithë ekipi i Channel që gjithmonë më bëri të ndihem si një familje) më përgatitet për shfaqjen time në Monako që ishte një ëndërr. Do ta çmoj këte fustan deri në përjetësi. Pusho i qetë engjëll”, ka shkruar Rita.

Karl Lagerfeld ndërroi jetë dje në moshën 85-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm