Asim Gashi kërkon punë me një letër publike dërguar MRKS-së

By

Së fundmi, këngëtari Asim Gashi ka publikuar një letër të hapur që i drejtohej MRKS-së dhe Filarmonisë së Kosovës.

Ai ka tetë vite që ka diplomuar nga Akademia e Arteve në instrumentin percussione, por e pati të pamundur të gjente punë në filarmoninë e vendit të tij.

Më poshtë postimi i tij i plotë.

“Pershendetje!

Nje leter te hapur per Ministrin e Kultures Rinise dhe Sportit Nga une Asim Gashi.

Znj.Ministre une sot e 8 vite kam diplomuar ne Akademine e Arteve dega muzikes ne istrumentin (percussione) tek prof.Mojca Sedeu ne Shkup,jam i diplomuari i par ne Kosove ne kete istrument,une qe 8 vite kerkoj kontrat pune ne Filharmonin e Kosoves,si dhe ne Ministrin e Kultures Rinise dhe Sportit, gjithqka eshte e kote!

Dua ta di,kete istitucion a e ka privatizu drejtori me 4 mandate qe i ka ber,qe dmth qe 16 vjet eshte drejtor dhe ben qysh aj don,puneson aj si don apo eshte institucion qe baguhet nga taksapaguesit dhe qytetaret e Kosoves!

Une qe 8 vite kam kerkuar pune ne Filharmoni,Baki Jashari me Mbiemer te madh e me njerzim pak me thot qe Ministria i ka fajet,a ministria me thot Drejtori Baki i ka fajet kush din me me treguar Dua pergjigje..!

A sot me daten 16.06.2020 une nuk bej pjes ne inqizimet e filharmonis,por ky drejtori muskuloz qe edhe besa e lufton papunsin qohet e thirr tjeter person ne keto projekte e aj tjetri person ka pagen dikun rreth 600€ edhe plus ketu qka merr prej filharmonis,a une i papunsuar,ku jeni nepotizaaaaaa breeee marreeeeee turp duhet te keni.

Une nuk do te ndalem per te drejtat e mia,po jau bej me dije e sidomos asaj klikes se hijenave ne filharmoni! Urdheroni kqyrni pak,hini punsimeve aty qka bohet qka marohet,familjarizem,ky institucion me udheheqesin qe ka eshte institucion i turpit ne krye edhe disa qe jan ne bord aty!

Per sot kaq kisha,nuk do te ndalem do ti shkoj deri ne fund kesaj pune,te friksohem se kam njet”. /Prive.al

Pershendetje!Nje leter te hapur per Ministrine e Kultures Rinise dhe Sportit, nga une Asim Gashi.Znj.Ministre une…

Gepostet von Asim Gashi am Dienstag, 16. Juni 2020

Artikuj të ngjashëm