Kaq kushtojnë biletat për koncertin e Albanit në Prishtinë

By

Siç njoftoi Prive.al pak javë më parë, këngëtari Alban Skënderaj me 19 Qershor do të mbajë koncert në Prishtinë në sallën ‘1 Tetori’.

‘Hapësira e një ëndrre’ do të jetë një koncert i tjetër niveli nga ç’jemi mësuar të shohim rëndom.

Në përmasat e një spektakli, koncerti ka organizim e investim serioz dhe do të shoqërohet nga një orkestër e tërë simfonike.

Ky organizim, u promovua sot në Prishtinë përmes një konference për media megjithatë një pyetje lind natyrshëm – sa do kushtojë një biletë për koncertin që nuk rastis ta përjetojmë shpesh?

(LAJMI VIJON NËN FOTO)

Biletat shiten në disa pika por edhe online dhe çmimet variojnë sipas zonave brenda sallës.

Nga një vëzhgim i thjeshtë, Prive.al ka mësuar se bileta më e lirë është rreth 12 euro. Të tjera nivele çmimesh janë 15, 18 dhe 20 euro. Meqenëse koncerti nuk synohet të jetë vetëm lokal për Kosovë por edhe më gjerë dhe interesimi nuk mungon, të gjithë ju që keni plan të jeni në koncert, bëni mirë që blerjen e biletave të mos e leni për orët e fundit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm