Planet muzikore të Genc Prelvukaj për këtë vit

By

Këngëtari Genc Prelvukaj, ndau me ndjekësit e tij në Instagram lajme të reja.

Së pari për ata që pëlqejnë këngën e tij “Eskorta” – e cila pati një sukses të madh- këngëtari po sjell diçka të re. Një projekt si “Eskorta” por që targeton meshkujt kësaj here.

Ky projekt i ri pritet të lansohet brenda 20 ditësh.

Pastaj ai konfirmon se po punon në një album të ri. Ky do të jetë i 8-ti me radhë për artistin, e që do të publikohet pas disa muajsh, me datë 15 nëntor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm